Mbrapa

Sa gramë kripë duhet të konsumoni në ditë?

Publikuar: 11.02.2018

Kripa është një ndër përbërësit më të përdorur në kuzhinë, e cila u jep një shije tejet të veçantë ushqimeve të gatuara dhe atyre të pagatuara.

Por, e keni pyetur veten se sa kripë konsumoni çdo ditë dhe cila është nevoja ditore për të cilën trupi ka nevojë?

Sipas një studimi të kërkuesve finlandezë të Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien të Helsinkit, abuzimi me kripin mund të dyfishojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, shkruan living.al.

Në këtë studim, të udhëhequr nga profesor Pekkha Jousilahti, u monitoruan zakonet e të ngrënit të 4600 personave të moshës 25-64 vjeç, sikundër edhe të dhënat shëndetësore si tensioni i gjakut, analiza e gjakut, urinës, pesha etj.

Në fund të studimit u arrit në konkluzionin se personat që tejkalonin dozën e 13.7 gramëve kripë kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Në fund të studimit, hulumtuesit sugjeruan që një njeri duhet të konsumojë vetëm 5 gramë kripë.

 

/MediaPress