Këshilla mjekësore http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/670462__original.jpeg

Domatja, ideale për ushqimin e lëkurës

Publikuar: 10/03/2018

Përpos faktit që domaten e gjejmë në kuzhinën tonë, atë mund ta përdorim gjerësisht edhe si një produkt kozmetik për lëkurën tonë.

Domatja jep një efekt të shkëlqyer sa i takon papastërtive.

Ajo shërben për mënjanimin e papastërtive të fytyrës.

Domatja mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, duke qenë e pasur me likopen.

Ja disa përdorime të thjeshta: Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.

Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla.

Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës.

Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun.

Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta.

Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart.

Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet.

Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm.

Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.