Dieta http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/auto_Almonds1520066649.jpg

Fruti kalorik që të dobëson

Publikuar: 03/03/2018

Si pjesë e një diete të kontrolluar, ky lloj i frutave të thata zvogëlon yndyrën totale dhe dhjamin.

Kjo, e konfirmuar nga shumë studime shkencore, siç do të mund të lexoni në vijim.

Receta për gjalpë dhe qumësht bajamesh nga duart tuaja

Për të mos u shëndoshur, dhe për të humbur në peshë, nuk është i këshillueshëm një ushqim me 600 kalori në orë.

Por përdorimi i frutave të thata, si bajamja mund të ketë një efekt vërtet të jashtëzakonshëm.

Ky është rezultati i një studimi të sapopublikuar në The Journal of Nutrition.

Në këtë hulumtim, të kryer në Universitetin e Purdue të ëest Lafayette, Indiana (USA), 86 të rritur që ishin mbipeshë ose obezë ndoqën dy dieta me kalori të ulët, e njëjta gjë si dhënia e energjisë, por me bajame (15% e totalit të kalorive, mesatarisht 38 gram në ditë) ose pa atë.

Pas tre muajsh, humbja e peshës ishte e ngjashme në të dy grupet, por reduktimi total i yndyrës ishte më i madh (rreth një kilogram) tek ata që kishin marrë pjesë në dietën me bajame dhe kishin një humbje më të madhe të dhjamit (më i rrezikshmi sepse shoqërohet edhe me rrezikun e sëmundjeve të zemrës).

Një nga hipotezat e kërkuesve ka të bëjë me përmbajtjen e lartë të yndyrave të pangopura të bajameve, të cilat në prani të kufizimit kalorik, do të rrisnin oksidimin e yndyrës me zvogëlimin e dhjamërave.

“Përveç këtij roli të mundshëm të acideve yndyrore të pangopura – shton Mariangela Rondanelli, profesoreshë e shkencave dhe teknikave dietike të aplikuara në Universitetin e Pavias – edhe përmbajtja e lartë e fibrave dhe proteinave të bajameve mund të ndihmojnë në shpjegimin e rezultatit.

Fibrat dhe proteinat, në fakt, mund të ndihmojnë për të rritur ndjenjën e ngopjes.

Gjithashtu falë magnezit dhe fosforit, tyrosinës dhe triptofanit, të gjitha substancat e përfaqësuara mirë në bajame, mund të luajnë rol në përmirësimin e tonit të humorit që ndihmon efikasitetin e dietës.

Edhe nëse këto vëzhgime duhet të konfirmohen, duhet të mbahet mend se frutat e thata me vaj janë ndër ushqimet më të vlerësuara nga hulumtimet e fundit, veçanërisht për rolin e mundshëm mbrojtës të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje të kancereve.

Nëse arrat, në të vërtetë, janë të pasura veçanërisht me acid alfa linolenik (një acid yndyror i serisë omega 3, tek arrat e pishës ka me bollëk proteina dhe magnez, tek bajamet ka fibra dhe tek lajthitë vitamina E është një antioksidues i fuqishëm.

Përgatitja e gjalpit organik të bajames nga duart tuaja

Nuk është e thënë që bajamet veç t’i hani të thata.

Për më tepër, nëse dëshironi që t’ua jepni fëmijëve apo pleqve, ato nuk do t’i konsumojnë dot?

Cfarë të bëni atëherë?

Mund t’u përgatisni qumësht bajamesh ose gjalp dhe t’u lyeni bukën (madje edhe bukën mund t’ua përgatisni me miell bajamesh).

Kështu, anëtarët tuaj të familjes do të marrin të gjithë ushqyesit e vlefshëm që kanë bajamet, për të cilat folëm më sipër