Këshilla mjekësore http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/truri1-770x439_c.jpg

Keni problem me kujtesën?, ja ushqimet që ua përmirësojnë

Publikuar: 04/03/2018

Kujtesa që të jetë e shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që do të konsumohen.

Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë;

Peshk dhe vaj peshku
Peshku përmban selenium, vitamina A dhe D, fosfor, magnez dhe jod (peshku i detit).
Vaji i peshkut është burim i pasur me yndyrë, e cila ndihmon në zhvillimin e trurit.
Hani rreth 396 gram peshk në javë, tri racione.
Boronica
Janë frutat që e mbajnë trurin gjithmonë të freskët dhe janë mbrojtëse shumë të mira kundër inflamacionit dhe oksidimit, dy procese që plakin qelizat e trurit dhe lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e Alzhaimerit.
Boronicat janë shumë të mira, edhe për të përmirësuar kujtesën afatshkurtër (në rastet e sezoneve të provimeve p.sh).
Ushqime të pasura me vitaminë E
Vitamina E është një tjetër antioksidant që ndihmon kujtesën.
Të hash vetëm 30 mg arra ose fara në ditë, ose duke i marrë bashkë me vitaminën C, mund të të ndihmojë në rritjen e nivelit të vitaminave të duhura.
Vitamina E gjendet në ushqime të tilla si farat e lulediellit, patatet e ëmbla, lakra jeshile, si dhe në vajrat e perimeve.

Karrotat

Kur të duhet të memorizosh një tekst, sa më shumë karota.

Një karotë e vetme furnizon 157 për qind të sasisë së përditshme të rekomanduar të vitaminës A.

Betakaroteni që ato përmbajnë, ndihmon në përmirësimin e kujtesës verbale dhe në shfaqjen më të shpejtë të datave të memorizuara.

Me fjalë të tjera, nëse duhet të flisni në publik, kuzhina duhet të jetë plot me karota.

Kujdes! Shmangni ushqimet e përpunuara!

Janë mishrat e përpunuar, yndyrat, ëmbëlsirat, biskotat dhe pastat, yndyrat e ngopura (gjalpë, sheqer etj).

Dietat e ashpra nuk janë të mira për një tru shëndetësor.

Shumë sheqer.

Zhvillon indet e reja të trurit dhe nivelet e ulëta të BDNF-së, që janë të lidhura me depresionin dhe skizofreninë.

Alkooli mund të ndikojë shumë keq në shëndet, por shkakton edhe ulje të kujtesës, kështu që është mirë të mbash gjithçka nën kontroll.