Këshilla mjekësore http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/toothbrushs-Dollarphotoclub_91658102-resized.jpg

A është furça elektrike më e mirë se ajo manuale?

Publikuar: 04/04/2018

Të gjithë ne jemi në dilemë se çfarë furçe të blejmë për të larë dhëmbët, një elektronike apo një manuale.

Furçat elektronike mund të jenë me të vërtet të kushtueshme, por vallë janë ato më të mira?

Kur vjen puna për të zgjedhur një furçë dilema është shumë e madhe pasi ka aq shumë saqë ti e ke të pamundurën të zgjedhësh të duhurën.

Disa njerëz besojnë se furçat elektronike janë më të efektshme se ato manuale, por a kanë ata të drejtë?

Sipas studimeve të kryera nga NHS-ja, nuk ka rëndësi se çfarë furçe përdorni ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që t’i lani dhëmbët tuaj.

Ata shprehen se:-“ Të dyja janë njësoj po aq të mira për pastrimin e dhëmbëve për sa kohë që përdorni një pastë dhëmbësh fluoride”.

Nëse ju jeni duke kërkuar për një furçë elektronike, zgjidhni një me “kokë lëkundëse ose rrotulluese”, për të pastruar më mirë dhëmbët tuaj.

Pra është në dorën tuaj, nëse ndiheni mirë me përdorimin e furçave elektronike mund t’i blini, por nëse jeni më mirë me ato manuale mund të blini edhe këto pa problem.

Përsëri është në dorën tuaj pasi furça elektronike kushton më shumë se ajo manuale, por nëse ju vendosni ta blini një të tillë zgjidhni të duhurën pa shkuar dëm lekët tuaja.

Një veçori e rëndësishme për furçat elektronike është edhe kohëmatësi ose ‘timeri’ i cili ju njofton kur mbaroni me njërën pjesë të gojës, për të larë pjesën tjetër dhe në këtë mënyrë ju e dini se po i bëni gojës tuaj një pastrim tërësor.