Këshilla mjekësore http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/bath.jpg

Një banjë me ujë të ngrohtë djeg po aq kalori sa të ecësh 30 minuta

Publikuar: 14/03/2018

Të bësh një banjë të nxehtë, djeg po aq kalori sa të ecësh 30 minuta, kjo sipas shkencës-shkruan The Sun

Mund të djegësh 130 kalori thjesht duke u zhytur në një vaskë me ujë të nxehtë.

Bota duket se po shkon drejt një “bum-i shëndeti” dhe presioni për t’u ushtruar çdo ditë është kudo.

Të gjithë ne do të donim të zhyteshim në një vaskë me ujë të ngrohtë dhe të rrinim aty për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht, na del në dritë fakti se të bësh një banjë me ujë të ngrohtë, djeg të njëjtën sasi kalorish si të ecësh 30 minuta.

Tingëllon e çuditshme, po shkeca ka provuar se nuk është e nevojshme të bësh ushtrime kardio kur mund të jesh i shtrirë në një vaskë me ujë të ngrohtë.

Në një studim të kryer nga Universiteti i Loughborough 14 burra u vunë të bënin një shëtitje një orëshe me biçikletë dhe më pas të bënin një banjë në vaskë me ujë 40C.

Kërkimi tregoi se shëtitja me biçikletë, siç ishte parashikuar, dogji më shumë kalori.

Gjithsesi, banja kishte djegur në trupin e njeriut 130kalori, e barazvlefshme kjo me 30minuta ecje.

Kërkuesit besojnë se ishte ngritja e temperaturës ajo që shkaktoi djegien e kalorive.

Çdo pjesmarrësi iu monitorua sheqeri në gjak për 24 orë dhe u zbulua se ishte 10 % më i ulët pas banjës.

Nuk duket një vendim i vështirë për t’u marrë-vaskë apo palestër?-por tani mund të përdorni këtë studim si një justifikim shumë të mirë për t’u shfajësuar.