Këshilla mjekësore http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/Cilat-janë-shenjat-dhe-simptomat-tek-fëmijët-me-mangësi-hekuri.jpg

Parandaloni mungesën e hekurit tek fëmija

Publikuar: 06/03/2018

Hekuri është një element shumë i rëndësishëm për fëmijët.

Shumë pak hekur mund të pengojë aftësinë e fëmijës suaj për të funksionuar.

Megjithatë shumica e shenjave dhe simptomave të mangësisë së hekurit nuk shfaqen derisa ndodh anemia nga mungesa e tij.

Nëse fëmija juaj ka faktorë rrezikuri për mangësi hekuri, bisedoni me mjekun.

Megjithatë krahas medikamenteve disa ushqime janë shumë të pasura me të, por edhe kombinimi me ushqimet e duhura është i rëndësishëm që ky element të përthithet.
Për të parandaluar mungesën e hekurit te fëmijët, prindërit duhet të kenë parasysh sasinë, llojin e ushqimeve dhe me çfarë t’i shoqërojnë.
Sasia ditore e qumështit duhet kufizuar deri në 700 ml.
Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me ushqime që përmbajnë hekur më shumë sesa të tjerat, mish të kuq, mish pule, peshk, fasule, thjerrëza etj.

Këto ushqime duhen shoqëruar me ushqime të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, si domate, brokoli, portokalle, luleshtrydhe, kivi etj.

Drithërat për fëmijë të pasuruara me hekur mund t’i jepen fëmijës deri në moshën 2 vjeç.

Shenjat dhe simptomat

Lëkurë e zbehtë, lodhje ose dobësi, pezmatimi i gjuhës, vështirësi në mbetjen e temperaturës së trupit, rritje e gjasave për infeksione.