Receta ushqimore http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/9a5df1355bfe06f85f43844c04e2084e-pound-cake-recipes-moist-pound-cakes.jpg

Tortë me miell misri dhe mollë

Publikuar: 27/02/2018

Përbërësit për brumin:
200g miell

200g miell misri i bluar imët

200g sheqer

200g gjalpë

1 bustinë sodë për ëmbëlsira

1 majë luge kripë

Për mbushjen:
3-4 mollë

1 grusht rrush i thatë

1 grusht stika pishe

1 lugë kafeje kanellë jo e mbushur plot, lëkurë limoni bio e grirë

1 verdhë veze dhe 1 gotë qumësht

Përgatitja:
Në një tas hedhim të gjithë përbërësit për brumin dhe i përziejmë duke fërkuar duart me njëratjetrën për të krijuar thërrime sa më të vogla.

Përgatisim mbushjen:

Mollët e qëruara i grijmë me rende jo shumë imët.

I përziejmë më pas me stikat e pishës dhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur më parë në një tas me ujë të vakët dhe shtrydhur mirë me dorë, lëkurën e grirë të limonit dhe kanellën.

Tani marrim një tavë të veshur me letër furre ose me gjalpë e miell.

Hedhim pak më shumë se gjysma e brumit me thërrime duke veshur dhe anësoret për 2-3cm.

Hedhim mbushjen me mollë të cilën e shpërndajmë mirë në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim thërrimet e brumit që na kanë mbetur.

Hedhim sipër të verdhën e vezës së rrahur së bashku me qumështin, me pirun.

E pjekim për 45 minuta në furrë të ngrohur më pare me 180°.