Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/dua-lipa.jpg

Dua Lipa do të performojë në ceremoninë “BRIT Awards”



Ylli i njohur i muzikës pop, Dua Lipa dhe kantautorja britanike, Griff, janë paralajmëruar si dy performueset e para të ceremonisë së sivjetme “BRIT Awards”.

Këngëtarja e hitit “Levitating” dhe fituesja e çmimit “Ylli në ngritje”, që të dyja do ta hijeshojnë skenën e kësaj ceremonie shpërblyese e cila mbahet më 11 maj.

Në një prononcim për media, bukuroshja me prejardhje nga Kosova dhe famë botërore, Dua Lipa tha: “Jam shumë e lumtur që do të rikthehem për të performuar për të gjithë ju në edicionin e sivjetmë të ceremonisë ‘BRIT’. Do të jetë një ndjenjë vërtetë e veçantë të rikthehem në skenën e muzikës në Britani të Madhe. Prandaj u kërkojë të gjithëve të luteni për mua, sepse do të jem në një dhomë të mbushur me disa prej artistëve më të mëdhenj dhe më të mirë në botë, duke kënduar me gjithë zemër. Mezi po pres!!!”

Griff përveç se do të jetë pjesë e shout si performuese, gjatë ditës së sotme ajo i bashkohet prezantuesit të famshëm, Nick Grimshaë, për t’i bërë të ditur emrat e artistëve të nominuar në të gjitha kategoritë.

Nominimet e ceremonisë “BRIT Awards” do të postohen në kanalet sociale nga ora 4 e pasdites.

Lajmi vjen pak kohë pasi u konfirmua se aktori komik, Jack Whitehall, do të prezantojë këtë ngjarje për të katërtën herë.

“Është vërtetë një nderë ta drejtojë këtë ceremoni por sivjet ndjesia është edhe më e veçantë. Sigurisht po e bëjë një punë të mirë si prezantues pasi jam ftuar sërish në këtë rol. Ngjarja ka për qëllim t’i festojë të gjithë artistët që kanë bërë muzikë e cila na ka ndihmuar t’i bëjmë ballë një viti të tmerrshëm si ky. Po ashtu tani e kam një arsye të mirë të largohem për pak kohë nga shtëpia dhe ta veshi një kostum elegant. Sinqerisht u them se do ta pranoja rolin e prezantuesit të ceremonisë edhe nëse do ta mbanin atë në një fushë, vetëm me mua dhe Craig Davidin”, ka deklaruar Whitehall.

Ceremonia “BRIT Awards” mbahet më 11 maj në arenën O2 të Londrës, dhe do të transmetohet ekskluzivisht në “ITV” dhe “ITV Hub”.

Të fundit

Bebe Rexha publikon baladën “Sabotage”

Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore, ka sjell sot këngën e re të titulluar “Sabotage”, shkruan KultPlus. Kjo këngë e zhanrit baladë është pjesë e albumit në ardhje, “Bett

Dua Lipa fiton çmimin prestigjioz

Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se së fundmi ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Awards” si ‘Favorite Artist- Crossover’. Dua u shpreh

Sërish zhvishet Demi Rose

Ajo rregullisht poston foto mahnitëse për 16.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Dhe Demi Rose e bëri përsëri atë derisa pozonte e zhveshur me një xhaketë të vogël xhinse gjatë ditë

Ardian Bujupi sjellë këngën e re

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi porsa publikoi projektin e ri. Kënga e artistit titullohet “BAILA MORENA”, e cila u publikua me videoklip. Bujupi në këngën e re këndon në gjuhën shqipe

Greta Koçi publikon klipin e këngës “Trëndafilat”

“Trëndafilat” mban titullin kënga më e re e Greta Koçit, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Edlir Begolli është kujdesur për muzikën dhe e ka shkruar tekstin e këngës që

Irina me plotë sharm

Supermodelja, 35-vjeçare veshi një xhaketë të zezë dhe dollakë të martën. Modelja e Versace kompletoi pamjen me një palë çizme deri në gju të shtypura me zebra të cilat janë në modë k

Info Tjera