Mbrapa

Enca Haxhia me fustanin transparent në Zvicër (Foto)

Publikuar: 03.12.2017

Enca Haxhia ka qenë një ndër yjet më të përfolura të këtij viti.

Këngëtarja shqiptare ka sjell disa këngë, por më së shumti u bë temë e mediave në saje të trupit.

Në fakt, ajo nuk ngurron të publikojë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, të cilat më tej komentohen prej fansave.

Një të tillë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft provokuese.

Enca merr poza përballë një dere duke ekspozuar të pasmet gjersa ka të veshur një fustan transparent.

Aktualisht këngëtarja gjendet në shtetin zviceran ku po mban disa koncerte për publikun shqiptar.

Ndryshe, Enca është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë vitit të ardhshëm. 

/MediaPress