Mbrapa

Kate Middelton nuk do të jetë shoqëruesja e Meghan në fejesë!

Publikuar: 04.12.2017

Fejesa e Princit Harry me Meghan Markle ka pushtuar mediat botore gjatë kësaj jave.

Ata kanë deklaruar se në pranverë do të organizojnë edhe ceremoninë e tyre të dasmës.

Të gjithë tashmë kanë filluar të ëndërrojnë dasmën përrallore që ata do të organizojnë dhe se kush do të jenë shoqëruesit kryesor të çiftit.

Mendja do të na shkonte direkt tek Kate Middelton, si kunata e parë e tyre normalisht që duhet të jetë edhe shoqëruesja e parë e çiftit.

Por jo, fatkeqësisht Kate nuk ka të drejtë të jetë shoqëruese jo vetëm e Meghan, por edhe të asnjë nuse tjetër.

Bukuroshja Kate nuk ka qenë shoqëruese e nuses as kur u martua motra e saj Pippa.

Kjo sepse, kur bashkëshorti i saj William të zërë vendin e të atit dhe të bëhet mbret, bashkëshortja e tij nuk mund të ketë qenë shoqëruese në një dasmë, qoftë kjo edhe martesë brenda familjes mbretërore.  

/MediaPress