Mbrapa

DiCaprio nuk do të ishte në "Titanic" nëse ky aktor nuk do t’a refuzonte rolin (Video)

Publikuar: 05.12.2017

"Titanic" është një ndër filmat më legjendarë dhe më të bukur, status të cilin do të ruajë edhe për shumë kohë.

Por a e dini se Leonardo DiCaprio nuk ishte aktori i caktuar për rolin e Jack Dawson?

Këtë fakt e ka zbuluar vetë Kate Winslet e cila deklaroi se ajo bërë audicionin për të luajtur rolin e Rose në filmin “Titanic” përballë aktorit Matthew McConaughey.

“Në fakt, audicionet i kam bërë me Matthew-n, nuk është e çuditshme? Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë në publik”, u shpreh Kate Winslet.

Tani thjesht duhet të imagjinojmë çdo pjesë të luajtur nga Leondardo DiCaprio, sikur të ishte realizuar nga aktori McConaughey.

/MediaPress