Mbrapa

Shyhrete Behluli publikon këngën e re (Video)

Publikuar: 05.12.2017

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, artistët tanë janë shumë aktiv me projekte të reja.

Disa kanë paralajmëruar se do publikojnë këngë enkas për fundvit, e disa të tjerë tashmë i kanë lansuar ato, shkruan lajmi.net.
Edhe këngëtarja Shyhrete Behluli hodhi në treg këngën më të re me titull “Bijat”, këngë ritmike.

Ajo njihet për një numër të madh këngësh që prekun tema nga më të ndryshmet, i këndoi nënës, motrës, vëllait e tash edhe bijave.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Shyhretja me titull “Bijat”, e publikuar nga “VizioniLibonia”.

 

/MediaPress