Mbrapa

Jehona sjell projektin e ri të quajtur "Ëndërr" (Video)

Publikuar: 12.12.2017

Ish-pjesëmarrësja e “The Voice Of Albania”, Jehona Lumi ka sjellë sot për fansat e saj këngën më të re të cilës dhe të shumëpritur, të cilës i ka bërë edhe videoklipin

Kënga më e re titullohet “Ëndërr” dhe është një baladë klipi i së cilës është realizuar në Shqipëri.

Ky projekt vjen pas këngës "Largësia", që i solli sukses të pamohueshëm.

Përpos realizimit të këngëve me klipe, Jehona është shumë e angazhuar në mbrëmjet muzikore dhe ku këndon vetëm Live.

/MediaPress