Mbrapa

Dua Lipa i bën 6 milionë ndjekës në Instagram

Publikuar: 09.01.2018

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur në shifrën e gjashtë milionë ndjekësve në Instagram.

Sukseset e mëdha të vitit 2017 kanë shndërruar Lipën në një yll botëror, sidomos pas hitit “New RuleS” që dominoi shumë top-lista botërore.

Ajo sot ka falënderuar ndjekësit e saj për këtë të arritur duke paralajmëruar sërish këngën e saj të re.

“6 milionë! Ju dua përgjithmonë! Faleminderit! ‘IDGAF’ del pas tre ditësh… çfarë jave!”, ka shkruar ajo në Instagram. 

/MediaPress