Mbrapa

Bora Zemani merr urimin ‘special’ për ditëlindje (Foto)

Publikuar: 09.01.2018

Gazetarja e njohur sportive Bora Zemani feston ditën e sotme ditën e lindjes dhe nuk ka hezituar të ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale momente të bukura nga koha e kaluar me djalin e saj Arbnorin.

Moderatorja vetëm pak kohë më parë është përfolur për ndarjen nga babai i djalit dhe njëkohësisht bashkëjetuesi i saj DJ i njohur, Vin Veli.

Sot në ditën e saj të veçantë ndërsa ka marr shumë mesazhe urime ajo nuk është kursyer të publikoj disa nga to.

Ndër më të veçantët është edhe ai i mikeshës së saj Rezarta Shkurtës “Gëzuar ditëlindjen shalëgjata ime. Të dua,”-ka shkruar Rezarta në urimin e saj.

 

/MediaPress