Mbrapa

“Përgjithmonë e jotja”! Këngëtarja shqiptare i premton në publik partnerit

Publikuar: 12.01.2018

Lidhja e tyre e romancës nisi në televizion, pikërisht te “The Voice of Albania” dhe ndonëse kanë kaluar vite që prej pjesëmarrjes në këtë format, ata mbeten një ndër çiftet më të dashur për publikun.

Venera Lumani dhe Lind Islami janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën.

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar kanë udhëtuar së fundmi drejt Vjenës.

Shpeshherë i kemi parë teksa publikojnë foto me njëri-tjetrin ku shprehin dashurinë, por dedikimi i fundit i Venerës është më romantiku që kemi parë.

Fotoja teksa puthen është shkrepur në muzeun e Vjenës dhe vjen me përshkrimin “Përgjithmonë e jotja”.  

/MediaPress