Mbrapa

Rita Ora më 17 shkurt në Kosovë

Publikuar: 12.01.2018

Hera e fundit që ajo vizitoi vendlindjen e saj, Kosovën, ishte gjatë realizimit të klipit ‘Shine Ya Light’.

Por kjo nuk do të jetë vizita e fundit e këngëtares shqiptare në Kosovë, pasi këtë herë Rita do të shkojë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përveç surprizave të shumta, do të jenë edhe performancat e Ritës ato që do të krijojnë një atmosferë mjaft energjike dhe patriotike.

Ardhjen e saj e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Sipas tij Rita Ora do të vijë me avionin e tij privat. 

/MediaPress