Mbrapa

Dua po shijon sukseset e para të këngës më të re (Video)

Publikuar: 13.01.2018

Pak më shumë se 24 orë që nga lansimi, “IDGAF” ka grumbulluar më shumë se 6.7 milionë klikime.

Ajo arriti milionin e parë për vetëm gjashtë orë prej lansimit.

Sukseseve të para iu është gëzuar tej mase këngëtarja kosovare.

Ajo në postime në rrjete sociale ka shkruar se nuk mund ta besojë që kënga e saj ishte në vendin e parë të listës trend në YouTube.

Aktualisht ajo është e pesta, që konsiderohet sukses i madh.

“IDGAF” është pjesë e albumit të parë të Dua Lipës.

Kjo këngë u publikua me videoklip pas “New Rules”, që prej verës tani ka gati 900 milionë klikime.

Mbetet të shihet nëse me këngën e re Dua Lipa do të shijojë vit edhe më të suksesshëm se vitin e shkuar.

/MediaPress