Mbrapa

Valëza Zogaj sjell projektin më të ri (Video)

Publikuar: 14.01.2018

Ka ditë që është paralajmëruar projekti i saj i radhës dhe ja ku është tashmë kënga e re me videoklip e këngëtares së talentuar Valëza Zogaj.

Dhe, nuk ka fijen e dyshimit që Valëza do të jetë një nga yjet e reja të industrisë së muzikës në vend.

Talenti dhe stili i saj modern, mund ti sigurojnë vend edhe më gjerë, e këtë e dëshmon edhe në këngën e sapo lansuar me titull “Thirrje”.

Këngëtarja e re, që duket bukur, sapo ka lansuar videoklipin e këngës “Thirrje”, e për këtë projekt ka bashkëpunuar me më të mirët e momentit.

Muzika është krijim i Cricket Music, ndëkraq teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Videoklipi është punuar nga “Tik Tak Video” dhe pamjet duken të mrekullueshme.

/MediaPress