Mbrapa

Dua Lipa nominohet për tri çmime në “NME Awards”

Publikuar: 18.01.2018

Pas Brit Awards, në të cilën u nominuar për pesë çmime, këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa ka konfirmuar se është në garë edhe për tre çmime në “NME Awards”.

Ajo ka konfirmuar se është në garë për Solo artistin më të mirë në Britani, këngën më të mirë dhe videon më të mirë.

“Jam në garë për tre çmime ‘NME Awards’ përfshirë Solo artistin më të mirë në Britani, këngën më të mirë dhe videon më të mirë. Mund të votoni në www.nme.com/awardsvote”, ka shkruar Dua Lipa.

 

/MediaPress