Mbrapa

Jeni ngacmuar seksualisht?, Sharon Stone nuk pushon së qeshuri (Video)

Publikuar: 18.01.2018

Ka shumë mënyra sesi mund ti përgjigjesh një pyetje nëse je përballur ndonjëherë me ngacmime seksuale, por Sharon Stone i ka lënë të gjithë të habitur.

Aktorja me famë botërore, e cila njihet për hijeshinë dhe bukurinë e saj, ka filluar të qeshë kur gazetari e pyeti nëse gjatë karrierës së saj 40-vjeçare është përballur me ngacmime seksule.
“Keni qenë ndonjëherë në ndonjë situatë që ju ka bërë të ndiheni në siklet?”-e pyeti Lee Cowan në CBS.

Në vend që t'i përgjigjej menjëherë, 50-vjeçarja filloi duke qeshur.

Në një situatë të sikletshme gazetari i thotë: "Ju po qeshni por unë nuk e di nëse po qeshni nga nervozizmi apo po talleni me mua?"

Më pas ajo vazhdoi duke i thënë gazetarit: "Unë kam 40 vite që punoj në këtë biznes. Mund ta imagjinosh biznesin ku unë kam shkelur 40 vite më parë. Duke pasur atë bukuri që kisha unë? Që erdha nga Askundi, nga Pensilvania.”

Dhe shtoi: “Unë nuk kam qenë e mbrojtur kur kam ardhur këtu. Kam parë gjithçka.”

Stone vazhdoi duke trajtuar pabarazinë gjinore në Hollywood dhe se si ka ndikuar në brezin e saj në veçanti.

“Ne u ngritëm në maja për të bërë favore meshkujve, veçanërisht brezi im dhe femrat shpesh humbisnin identitetin e tyre me identitetin e burrit me të cilin ishin. Madje ato ndryshuan mënyrën sesi visheshin dhe çfarë bënin që tiu përshtateshin meshkujve.”

Muajt e fundit kanë vënë në dukje pabarazinë që ekziston në flluskën e Hollivudit.

Producentët dhe aktorët më të mirë të Hollywood janë akuzuar për ngacmime seksuale dhe përdhunime.
Në Golden Globe 2018 Stone iu bashkua një mori aktorësh që u veshën me të zeza në tapetin e kuq në protest për pabarazinë gjinore dhe në mbështetje të fushatës ‘Koha mbaroi'.

 

/MediaPress