Mbrapa

Shqiptarët votojnë moderatoren më të mirë

Publikuar: 18.01.2018

Që njerëzit e duan Eni Cobanin kjo nuk ka pikë dyshimi.

Një avokate ka rritur të kryesojë listën e moderatoreve më të pëlqyera në ekranet shqiptare, bazuar në një sondazh të publikuar në Opinion.al, javën e shkuar.

Eni Çobani, drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, ka arritur të fitojë pëlqyeshmërinë e 30% të votuesve, e ndjekur nga Arbana Osmani e listuar në vendin e dytë me 21% të votave.

Me një distancë më të madhe nga dy vendet e para, e treta është pozicionuar gazetarja Eni Vasili me 9% të klikimeve, ndërkohë që me një numër të barabartë votash janë listuar dy moderatoret e TV Klan, Alketa Vejsiu dhe Rudina Magjistari, me 7%.  

/MediaPress