Mbrapa

Aktorja e njohur turke, nënë për herë të parë

Publikuar: 20.01.2018

Një lajm i mirë na vjen nga akorja, Beren Saat, ose siç e njohim ne për shkak të rolit të saj Sulltanesha Kosem: ajo është shtatzënë.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i aktores Kenan Dogulu dhe sipas mediave turke, Kosem është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Kohët e fundit, Beren është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të dobësimit të saj të menjëhershëm duke ngritur dyshimet se aktorja vuante nga një sëmundje e rëndë, por fatmirësisht nuk ishte kështu.

Me ndihmën e bashkëshortit të saj, Berem mbajti një dietë strikte, e cila rezultoi e sukseshme.

Beren Saat është një ndër aktoret më të pasura në Turqi, e cila numëron dhjetëra role kryesore në serialet turke.

Ajo është bërë e njohur në Shqipëri nëpërmjet roleve të saj si Fatmagyl, Bihter, dhe së fundmi Sulltanesha Kosem. 

/MediaPress