Mbrapa

Rita Ora po sjellë këngë të re (Video)

Publikuar: 21.01.2018

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka shënuar një rikthim të suksesshëm vitin e kaluar me publikimin e hiteve që tashmë të gjithë i kemi dëgjuar.

Teksa pritet me padurim ardhja e saj në qytetin e Prishtinës në kuadrin e festimeve për 10 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, 27-vjeçarja u bëri fansave të saj një surprizë.

Pak orë më parë ajo ka publikuar versionin audio të projektit të saj më të ri të titulluar “Proud”.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje nëse kjo prurje e re do të shoqërohet me një klip, Rita është shprehur se kjo këngë shkon për të gjithë fansat e saj.

Ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë ndarë me të historitë e tyre personale, për të gjithë këto njerëz kudo që ndodhen në botë, Rita është krenare për ta.

Ky projekt është pëlqyer shumë nga publiku të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale kanë këmbëngulur që këngëtarja të realizojë edhe një videoklip. 

/MediaPress