Mbrapa

Bleona e entuziazmuar për premierën “Fifty Shades Freed” (Foto)

Publikuar: 09.02.2018

Bleona Qereti duket se mezi ka pritur premierën e filmit “Fifty Shades Freed”.

Premiera e filmit “Fifty Shades Freed” (që u prit me rekord në Cineplexx Kosova) duket se është pritur shumë edhe nga yjet e skenës.

Bleona në InstaStory ka publikuar një foto me maskë të “Fifty Shades Freed”. 

Duket se bukuroshja e skenës mezi ka pritur premierën e filmit erotik që bazohet në serinë e novelave të E.L. James.

Vet Bleona ka pasur oferta për aktrim në disa projekte në Amerikë.

Megjithatë, kohëve të fundit fokusi i saj kryesisht ka qenë në këngët e reja.

Këngëtarja seksi mori pjesë edhe në ceremoninë Grammy ku ishte një prej të ftuarave.

 

/MediaPress