Mbrapa

Këngëtarja e famshme i shpëton rrëmbimit (Video)

Publikuar: 10.02.2018

Ditë më parë u bë publik lajmi se Lana Del Rey i kishte shpëtuar një rrëmbimi në Atlanta, Georgia.

Këngëtarja e famshme ka folur për herë të parë për këtë ngjarje të tmerrshme para një turme të madhe me fansa gjatë koncertit të saj.

Ajo u ul në gjunjë dhe nisi të tregonte zanafillën e kësaj historie se si një burrë në të 30-at së bashku me miqtë e tij kishin planifikuar ta rrëmbenin.

Ata do ta merrnin peng 32-vjeçaren e më pas do të kërkonin një shumë të madhe parash për ta liruar.

Fatmirësisht i gjithë plani i tyre u zbulua nga autoritetet përkatëse të Atlantas dhe burri i paidentifikuar është arrestuar.

Lana ka shpërthyer në lot para mijëra fansave duke ndërprerë koncertin e saj për të qarë me dënesë.

/MediaPress