Mbrapa

Njihuni me 3 shqiptarët që do konkurrojnë në Eurovizion 2018

Publikuar: 11.02.2018

Tre këngëtarë shqiptarë, për tri shtete të ndryshme, do të konkurrojnë në festivalin evropian të këngës, 'Eurovizion 2018', që këtë vit mbahet në Portugali. 

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë nga Fieri do të përfaqësojë Qipron dhe fituesi i Sanremos, Ermal Meta do përfaqësojë Italinë.

Si asnjëherë më parë 3 këngëtarë shqiptarë, do të konkurrojnë në festivalin evropian të këngës, ''Eurovizion 2018'', që këtë vit do të mbahet në me datë 8,10 dhe 12 maj në Lisbonë, të Portugalisë.

Nuk kemi ç’të themi tjetër veçse paçi fat dhe të fitojë më i miri.  

/MediaPress