Mbrapa

Shpat Kasapi mund tu shtohet këngëtarëve shqiptar në Eurovision

Publikuar: 12.02.2018

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi ka konfirmuar se ka përfunduar projektin muzikor, me të cilin mendon të përfaqësojë Maqedoninë në Eurovision.

Në një intervistë për ‘Pop Culture’, ai u pyet për projektet me të cilat po punon momentalisht, ku tha:

“Po përgatis një baladë tjetër dhe një këngë ritmike. Do konkuroj për EuroSong me Maqedoninë, të shohim po fitoi kënga do shkoj. Zgjidhet me komision, kam bërë këngën. Te ne është konkursi, vetëm hapet, nuk kemi festival kështu si në Shqipëri.”

Nëse do arrijë të fitojë, ai do i bashkohet tre shqiptarëve të tjerë, që do përfaqësojnë tre shtete në Eurosong.

Ndërkohë Shqipëria do prezantohet me 8 maj me këngën ‘Mall’ nga Eugent Bushpepa. 

/MediaPress