Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/jennifer-lopez-alex-rodriguez-t-1-780x450-1.jpg

A është kjo bjonde shkaktari i ndarjes së dyshes së njohur?



Pas shumë aludimeve, ditën e djeshme Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez pranuan me gojën e tyre ndarjen.

Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja.

Ndërkohë sot burime pranë J.Lo zbuluan se në fakt kanë qenë dyshimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy, që lidhja e tyre të shkonte drejt fundit.

“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.

Mirëpo çfarë ka për të thënë Madison LeCroy pas gjithë kësaj situate dhe dyshimeve të forta se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së çiftit?

Kur është pyetur në lidhje me ndarjen e Jennifer dhe Alex ylli i “Southern Charm” është përgjigjur shkurt për “Page Six”:

“Ju uroj atyre më të mirat!”.

Kur iu tha fillimishte se Alex dhe Jennifer ishin ndarë, LeCroy ka thënë “më kapët të papërgatitur”.

Kujtojmë se gjatë muajit janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-shoë.

Në epidosin e fundit të show-it, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Mesa duket deklarata e LeCroy-t nuk ka qenë aq e vërtetë dhe akuzat që janë hedhur për të e Rodriguez kanë qenë të vërteta.

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera