Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/adele-hero-620173502.jpg

Adele marton miqtë e saj më të mirë (Foto)

Publikuar: 06/04/2018

Ylli i muzikës Adele ka martuar dy miqtë e saj më të mirë, Alan Carr dhe partnerin e tij në kopshtin e shtëpisë së saj.

Carr, një emisionin e tij televiziv tregoi se këngëtarja jo vetëm që organizoi dasmën por zhvilloi ceremoninë, i planifikoi të gjitha dhe këndoi gjatë vallëzimit të tij të parë me bashkëshortin Paul Drayton.

Adele konfirmoi martesën me anë të një postimi në Instagram. E veshur si prift, 29-vjeçarja shkuan: “Martova dy miqtë e mi më të mirë në janar.”

Carr tha në një intervistë në The One Show se Adele kishte organizuar ceremoninë në kopshtin e shtëpisë së saj në Los Angeles.

Carr, i cili e ka njohur Adele në BRIT Awards in 2008, e quajti atë personin më të dashur: “Ajo i planifikoi të gjitha. Ishte dita më e bukur e jetës sonë.”