Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/73139400_563149144504916_2559611834797654016_n.jpg

Aktori i famshëm në mbështetje të lumit Vjosa



Aktori i njohur Leonardo Di Caprio,i cili i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et, ka postuar sërish një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në Instagram. Fotoja me mesazhin “Vjosa, jo diga” shoqërohet më një shkrim të gjatë.

Sipas aktorit lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës.

“Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar”, ka shkruar Di Caprio duke i bërë thirrje edhe kryeministrit federal të Bosnje dhe Hercegovinës të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë .

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e vendit pjesë e ‘Zemrës Blu’ nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria”.

Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar.

Parku Kombëtar i lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër.

Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu’.

Kujtojmë që rreth para një viti Leonardo Di Caprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Postimi që ai bëri në profilin e tij në Instagram bëri shumë jehoën në vendin tonë.

Lumi Vjosa është pjesë e ‘Zemrës Blu’ të Evropës, ku bëjnë pjesë edhe lumi Radika në Parkun Kombëtar Mavrovë në Maqedoni, dhe lumi Sava në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

https://www.instagram.com/p/CHtbw4llPps/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Dua Lipa thyen rekord, dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Që është njëra ndër këngëtaret ndërkombëtare me sukses të padiskutueshëm, është padyshim Dua Lipa. Artistja e njohur kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, tek

Kylie Jenner ekspozon format bombastike

Një kostum banje velet, mund të mos jetë veshja më praktike, por Kylie Jenner e bën atë të duket kaq bukur. Në fotot e fundit të postuara në Instagram, bukuroshja 23-vjeçare mahniti me biki

Justin Bieber u kërkon mediave të ndalojnë përdorimin e fotove të tij të vjetra

Justin Bieber u ka kërkuar mediave të bëjnë zgjedhje më të mira në fotot që publikojnë prej tij, pasi ai është lodhur të duket i sëmurë në shkrepje. Autori i “Sorry” pranoi se ishte

Modelja po ndez meshkujt në gjithë botën (Foto)

Belen Rodriguez është një nga modelet dhe aktoret më seksi në botë. Rodriguez është konsideruar si një sex simbol në 2000 dhe 2010 dhe është krahasuar me një nga ikonat e bukurisë. Belen

Rihanna në filmin e njohur

Duket se serisë së dytë të filmit “Black Panther” do t’i shtohet edhe një personazh mjaft i popullarizuar. Është ajo artistja e njohur, Rihanna, e cila së fundmi ka nxitur spekulime se k

Paris Hilton vishet nga stilisti nga Kosova

Paris Hilton parakaloi në eventin e madh “American Music Awards”, me një fustan të argjend, që la përshtypje të mira. Por, fustanin Hilton ia besoi dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti. Një

Info Tjera