Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ahahah.jpg

Androla flet për ‘lidhjet’ e dashurisë



Që prej fillimi të këtij viti, modelja Adrola Dushi është përfolur për një romancë me kandidatin për deputet në Kosovë, Albin Gashi.

Portalet nuk u mjaftuan me kaq, ata aluduan se Drushi është në një lidhje me këngëtarin Trim Ademi.

Së fundmi, pas pjesënarrjes së saj në klipin “Sytë e ty” të Capital T, portalet e bënë sërish të lidhur me këngëtarin në fjalë.

Adrola, pas gjithë këtyre zërave u kujtua të vendoste pikat mbi i, fundja më mirë vonë se sa kurrë thotë populli.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Drushi i ka mohuar gjithë këto fjalë dhe të gjitha këto lajme, sipas Adrolës janë pjellë e fantazisë:

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”, shkruan modelja.

Të fundit

Marina Vjollca shfaqet e mrekullueshme me fustanin e bardhë

Ajo është ndër prezantueset më me stil në estradën shqiptare, pasi edhe shfaqet në po të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për bukuroshen bionde, Marina Vjollca, e cila në mënyrë të vazhd

Këngëtarja shqiptare përfaqëson sërish Qipron në Eurovision

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira do të marrë pjesë në Eurovizion 2021, për herë të dytë. Pritet që ajo të përfaqësojë sërish Qipron në festivalin ndërkombët

Ngjan si një kukull “Barbie”

Trista Mikail, e lindur më 17 korrik 1997, është një modele amerikan. Ajo ka bashkëpunuar me marka të tilla si “138 Water”. Trista është paraqitur në revistën “CWEN”. Ajo lindi dhe u

Ja kush do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Miss Universe’

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua eventi Miss Universe Albania & Kosova, ku u zgjodh edhe vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe. Gara mes vajza që konkurronin për të përf

Dafina Zeqiri shkëlqen në imazhet me fustanin e kuq

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, njihet për stilin e veçantë gjatë paraqitjeve skenike. Përpos kësaj, ajo është unike edhe në projektet muzikore, të cilat po thyejnë rekorde

Blero paralajmëron publikimin e këngës “Merri sytë e mi”

Blero Muharremi vazhdon të jetë ndër këngëtaret që pëlqehet në mase nga audienca e gjerë. Ai përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar mijëra fansa të tij, të cilët shprehin gatishmëri

Info Tjera