Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/angela-martini.jpeg

Angela Martini e vetme në plazhet italiane



Angela Martini është vënë në fokus të mediave rozë në Itali.

Martini ka nisur pushimet në një nga plazhet italiane.

Mirëpo, ajo në Itali nuk ka ardhur vetëm për pushime.

Bukuroshja ka realizuar edhe një set fotografik për revistën e njohur italiane “Cleon”, e cila e ka vënë theksin te bukuria e saj.

Seti është realizuar nga fotografi Eugenio Qose, mik dhe bashkëpunëtor i Angelës prej shumë kohësh.

Mediat italiane raportojnë se Martini ka zbritur në Itali pa shoqërim të bashkëshortit të saj.

Miliarderi rumun, Dragos Savulescu ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh.

Kjo shtyu mediat të aludonin për një ndarje të mundshme.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes. Ishmodelja shqiptare nuk ka hezituar të flasë edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të.

“Kur jetoja në Zvicër, sepse atje jam rritur, shikoja reality shoë për modelet në Miami dhe një javë me vonë i thashë vetes: ‘Wow, unë duhet ta bëj këtë’. Pastaj prenotova një biletë me një drejtim dhe të nesërmen u paraqita në agjenci dhe u thashë ‘ja ku jam’. Atëherë isha 21 vjeçe dhe mendoja se isha e paprekshme. Pastaj u zhvendosa në Neë York dhe aty vijova me karrierën e modelimit. Pastaj përfundova në ‘Miss Universe’, ku përfaqësoja Shqipërinë dhe aty takova dhe Donald Trump”, u shpreh Angela.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar edhe disa nga planet që ka për të ardhmen, nga të cilat pret të fitojë edhe para.

“Do të merrem me prodhimin e filmave të shkurtër dhe një dokumentar që do të dalë së shpejti. Shpresojmë që do të dalin në NETFLIX. Për dokumentarin nuk mund të flas, ndërsa filmi i shkurtër flet për sumerët që janë ndër qytetërimet e para”, zbuloi ish-modelja, e cila direkt pas martesës me miliarderin vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin.

Të fundit

Fanses i digjet shtëpia dhe disku me këngët e Bebe Rexhës, këngëtarja bën këtë veprim

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shumë herë e ka dëshmuar dashurinë që ka për fansat e saj, shkruan lajmi.net. Shumë herë ajo iu përgjigjet fansave të saj, ndërsa n

Dua Lipa shtatzënë?

Vetëm dy foto dhe disa emoji, ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se Dua Lipa është shtatzënë. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, publikoi ditën e sotme, dy foto në I

Lana Del Rey: Donald Trump është reflektim i problemit më të madh të botës

Lana Del Rey mendon se Donald Trump është thjesht “reflektimi i problemit më të madh që ka bota jonë”. Në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC Radio 1, kur u pyet se si e përba

Jennifer Lopez ҫmend pushuesit me linjat e saj

Ajo ka një trup ‘vrasës’ për shumë vite që merret me vallëzim dhe me stërvitje të rregullta. Dhe Jennifer Lopez ngriti temperaturat duke shfaqur fizikun e saj në plazhet e Turks a

Noizy kërkon 100 mijë komente në Instagram për të lansuar këngën “Një herë e mirë”

Rep-artisti i njohur, Noizy, vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarit sa i përket zhanrit hiphop. Kohëve të fundit artisti është ballafaquar me disa ‘diss-a’ nga kolegë të tij, çka bëri

Anxhelina shfaqet joshëse në rrjetet sociale

Anxhelina Hadërgjonaj së fundmi është rikthyer në muzikë. Bukuroshja kosovare, Anxhelina Hadergjonaj, është mjaft e njohur për linjat trupore që posedon. Ajo paraqitet mjaft me stil në Inst

Info Tjera