Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Bebe20Rexha_16_9_1594758616.jpg

Bebe Rexha me projekt të ri



Në intervistën e fundit, Bebe Rexha foli për projektin e ri, albumin si dhe të dashurin.

Bebe Rexha së fundi ka dhënë një intervistë për “People”, në të cilën tregoi shumëçka edhe për lidhjen e dashurisë.

“Ai është me të vërtetë i ëmbël dhe shumë mbështetës; ai është thjesht me të vërtetë i mrekullueshëm”, thotë Bebe teksa e përshkruan të dashurin.

Këngëtarja tha se i dashuri i saj është gjithmonë pranë saj dhe se ajo nuk e ka problem që fansat dhe të tjerët të dinë për të, por nuk dëshiron që të tregojë shumë në publik për jetën private.

“Nuk dua që të njihem për marrëdhëniet e mia, dua të jem e njohur për artin. Por, mendoj se kam gjetur dikë që është vërtet i veçantë dhe më bën vërtet të lumtur. Kështu që jam vërtet me fat tani. Dhe ai është me fat – ai është më me fat!”, shtoi ajo.

Për të gjitha çiftet, këngëtarja thotë se një marrëdhënie funksionon mirë kur çifti kuptohet mes vete dhe kanë komunikim të mirë.

“Unë jam vërtet transparente, kështu që mendoj se ajo që është e rëndësishme në një marrëdhënie është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka që është e rëndësishme për jetën dhe miqësitë”, vazhdoi Bebe.

Ndërsa, teksa foli për atë se si e kaloi karantinën në Los Angeles, Bebe tha “Duke gatuar, ngrënë dhe duke bërë shumë seks!”. 

Të fundit

Paris Hilton vishet nga stilisti nga Kosova

Paris Hilton parakaloi në eventin e madh “American Music Awards”, me një fustan të argjend, që la përshtypje të mira. Por, fustanin Hilton ia besoi dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti. Një

Dua Lipa me performancë ‘jashtë toke’ në AMA, rrëmben edhe çmim

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngën “Levitating” në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvi

Femra që nuk di të plaket

Edhe pse ka një vit që i ka kaluar gjysmëshekulli jetë, Jennifer Lopez, jo vetëm që duket si shumë vite më e re, por edhe ndihet e tillë. JLO ka realizuar një set fotografik për “Wall Str

Këngëtarja shqiptare në mbështetje të yjeve të reja

Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se është shumë krenare për origjinën e saj, duke mos e fshehur faktin se është shqiptare. Madje, shpesh ndan me ndjekësit gatime tradicionale shqiptare, zakone,

Bebe Rexha publikon pamje nga provat për “AMA 2020”

Prej disa muajsh është bërë e ditur se “American Music Awards 2020” do mbahet më 22 nëntor, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net. Është Dua Lipa e vetmja shqiptare e nominuar n

Publikuan këngën e re bashkë, Dua Lipa dhe Miley Cyrus akuzohen për kopjim të videoklipit

Banda e pop-it “Dream Wife” ka akuzuar Miley Cyrus dhe Dua Lipën për kopjim të videoklipit të tyre. Dua dhe Miley kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor “Prisoner”, videoklipi i

Info Tjera