Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/noyzi-696x469-1.jpg

Bëhuni gati për një super hit veror



Kush do e donte një album të ri nga Noizy?

Me siguri të gjithë fansat e reperit, ndaj Noizy ka vendosur që t’ua plotësojë të gjithëve dëshirën me një super projekt.

Para pak ditësh, reperi ka bërë të ditur se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza.

Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë, ndërsa titulli i albumit do të zbulohet së shpejti.

Për reperin ky është albumi më i preferuar deri më tani, ndaj të gjithë u bëmë super kurioz të mësojmë se ç’ka përgatitur këtë herë Noizy.

“Albumi është gati… Dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri tani. Së shpejti titulli dhe track list”, shkruan Noizy në një postim.

Mesa duket pjesë të këtij albumi do të jetë dhe një super bashkëpunim mes tre emrave më të zë të momentit.

Elgit Doda, Alban Skënderaj dhe Noizy po bashkojnë forcat për të sjellë një hit veror.

Këtë lajm e ka “konfirmuar” vetë producenti i njohur përmes një postimi në Instagram.

Pak orë më parë Elgiti ka publikuar një foto ku shihet duke matur tensionin në studion e tij muzikore, krahas së cilës ka shkruar:

“Duhet me kontrollu herë pas here tensionin këtë herë!”

Në këtë postim, ai i ka bërë “tag” Albanit dhe Noizy-t duke lënë të kuptohet kuptohet se treshja po vijnë me një projekt të përbashkët, që padyshim që do të kthehet në një hit.

Të fundit

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Info Tjera