Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/ben_afflcek_1.jpg

Ben Affleck surprizon 11-vjeçarin e sëmurë

Publikuar: 07/04/2018

Ai luajti rolin e superheroit të dashur për ekranet.

Por Ben Affleck mori shumë seriozisht rolin e tij prej superheroi edhe jashtë ekranit pasi bëri të mundur realizimin e dëshirës së një pacienti me sëmundje të rëndë realitet.

Aktori iu përgjigj ftesës në Twitter dhe foli përmes FaceTime me një refugjat 11-vjeçar nga Kongo me emrin Mukuta, një tifoz i zjarrtë Batman.

“Ka qenë një javë e mahnitshme dhe një frymëzim i madh për Mukuta,”-thanë burime nga spitali.

Përveç telefonatës, Affleck ka bërë të mundur udhëtimin e nënës së vogëlushit nga Zimbabve në Atlanta për të qenë me djalin e saj.

Postimi u bë në Twitter ku u zbulua se superhero i Mukuta-s ishte Batman.

11-vjeçarit, në njoftim thuhet se i kanë ngelur vetëm pas ditë jetë, ndaj duhej një kostum i Batman.

“Ai vuan nga cholangeocarcinoma, lloj kanceri. Mjerisht, jeta e tij do të përfundojë së shpejti (ditë / javë). Ne kemi nevojë për një kostum Batman ose dikush që të jetë Batmani vetë.”