Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/AP20181641082373.jpg

Ceremonia e çmimeve të muzikës më 30 gusht në New York



Pandemia ka anuluar pjesën më të madhe të eventeve të kulturës, por organizatorët kanë vendosur që çmimet e muzikës të ndahen më 30 gusht në New York.

Shfaqja do të organizohet e gërshetuar në 5 vende të ndryshme unike por ende nuk është vendosur nëse do të ketë publik për shkak të masave anticovid.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të muzikës do të mbahet të dielën e fundit të gushtit, por ende nuk është vendosur nëse do të ketë audiencë të limituar ose do të mbahet pa praninë e publikut për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Njoftimin e bëri Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Andrew Cuomo, gjatë një konference për mediat.

“The Video Music Awards do të mbahet të dielën më 30 gusht në qendren “Barclay”.

Organizatorët kanë premtuar se shfaqja do të jetë epike nga vende të ndryshme ikonike në pesë bashkitë: Brooklyn, The Bronx, Staten Island, Queens dhe Manhattan.

“Ne jemi të gatshëm t’i sjellim VMA-të e vitit 2020 në NYC, meka kulturore e botës, ku muzika dhe argëtimi janë të endura në ADN”, tha Bruce Gillmer, Presidenti i Muzikës.

Shfaqja muzikore do të jenë ngjarja e parë e Barclays Center që nga koha kur pandemia COVID-19 preku New York.

“Jemi shumë të entuziazmuar që të presim edhe një herë këtë natë legjendare të muzikës dhe jemi veçanërisht krenarë për ndikimin që do të ketë në komunitetin tonë në Brooklyn përmes krijimit të vendeve të punës”, tha Oliver Weisberg, CEO i qendres “Barclays”.

Interpretuesit, të ftuarit, konkurrentët e këtij viti dhe detajet se si do të zhvillohet ceremonia, referuar masave anticovid do të njoftohen në një moment të dytë.

Të fundit

Afrona shfaqet e hareshme

Afrona dhe Blero kishin jetuar të ndarë gjatë tërë pandemisë por kohëve të fundit ata janë ribashkuar Pandemia e koronavirusit ka bërë që disa çifte të mbesin me muaj nëpër vende ekzot

Rita Ora nga Parisi na ndan disa foto

“Unë mendoj se mund të jem turistja më e keqe në botë. Gjithashtu, më duhej të dilja nga makina me hapa të shpejtë. Sidoqoftë këto janë fotot që arrita t’i bëj”. 

Charlize Theron flet për shkollimin në shtëpi të fëmijëve të saj gjatë karantinës

Charlize Theron pak ditë më parë ka treguar në lidhje me vështirësitë që ka hasur me mësimin të fëmijëve të saj , për deri sa ishte në shtëpi gjatë pandemisë

Bebe Rexha surprizon fansat me pamjen e re

Monday fit 💞 pic.twitter.com/CmqQCAcuqm — Bebe Rexha (@BebeRexha) July 6, 2020 Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha ka marrë me shumë seriozitet rënien në peshë. Këngëtarj

Vdes në moshën 91 vjeç kompozitori Ennio Morricone, fituesi i çmimit Oscars (Video)

Fituesi i çmimit Oscar Ennio Morricone , kompozitori i “The Good, the Bad and the Ugly” dhe “The Mission” dhe ndër kompozitorët më të frytshëm dhe të admiruar në historinë e

Xhensila pozon me Ajkën gjatë pushimeve

Çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila dhe Besi së bashku me vogëlushen e tyre, Ajkën kanë nisur pushimet.  Nuk kanë munguar fotot nga bregdeti dhe pozat e ëmbla me Ajkën. Ditën e

Info Tjera