Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/bebe-rexha.jpg

Çfarë ndryshime solli virusi te Bebe Rexha



Këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi e ka bërë të ditur lajmin se kishte vendosur ta ndryshojë albumin e saj, pasi prindërit iu infektuan me koronavirus.

Kantautorja 31-vjeçare kishte menduar se albumi “Better Mistakes” ishte finalizuar në vitin 2019, por pasi prindërit e saj u sëmurën gjatë pandemisë globale, ajo vendosi se ky incizim kishte nevojë për këngë më ritmike dhe energjike.

“Të qëndroja për një vit e gjysmë pa e lansuar albumin ishte një eksperiencë e vështirë dhe shumë zhgënjyese.

Të gjitha këngët e këij projekti e përmbanin një tingull të ngjashëm, por teksa e dëgjoja me vëmendje gjatë pandemisë së koronavirusit, vura re se kishte nevojë për këngë më ritmike që të bënin të vallëzoje. Thjeshtë nuk mund t’i dëgjoja më ato këngë pikëlluese sepse bota tani gjendej në një situatë krejtësisht ndryshe”, citohet të ketë hënë Rexha për gazetën “The Sun”.

Prindërit e këngëtares, Bukurije dhe Flamur Rexha, tani janë shëruar nga COVD-19, por kjo eksperiencë duket se e ka bërë Beben të jetë më mirënjohëse dhe e dhembshme.

“Qysh në fillim të karantinës prindërit e mi u sëmurën keq nga koronavirusi, dhe kjo eksperiencë ishte shumë e frikshme për mua. Nëna ime ende vuan nga pasojat e COVID-19 dhe ka probleme me zemër dhe mushkëri, ngase ishte vërtetë shumë e sëmurë. Por, nga e gjithë kjo eksperiencë kam mësuar të jem më mirënjohëse dhe e dhembshme me njerëzit që më rrethojnë, dhe të mos e marr jetën si të mirëqenë”.

Bebe Rexha e publikoi albumin e katërt të incizuar në studio, “Better Mistakes”, të premten e kaluar.

Projekti i përfshinë gjithsej 13 këngë të reja, disa prej së cilave janë publikuar në versionin audio dhe të tjerat këngëtarja i solli me videoklip për të gjithë fansat e saj.

Kënga e fundit e lansuar në të njëjtën ditë me albumin titullohet, “Break My Heart Myself”, dhe vjen në bashkëpunim me bateristin e grupit rok “Blink 182”, Travis Barker.

Të fundit

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Info Tjera