Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/BEEEEE-780x439-1.jpg

Cilët janë shqiptarët më të ndjekur në TikTok?



Rrjeti social TikTok është kthyer në një nga rrjetet sociale më aktive dhe të përdorura nga ndjekësit në mbarë botën. Ky rrjet social u shqua si një nga fenomenet e karantinës, ku aktiviteti i personazheve në të u rrit ndjeshëm, me njerëzit që preferonin të ndanin video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Edhe shqiptarët filluan të përdorin me të madhe TikTok-ut, teksa vëmendja e madhe u vu menjëherë te numri i ndjekësve dhe pëlqimet që videot e emrave të famshëm shqiptarë marrin.

Por cilët janë shqiptarët më të ndjekur në TikTok?

Aktualisht, nga të dhënat rezultuan se artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është më e ndjekura në rrjetin social TikTok me 3.9 milionë ndjekës.

Këtë shifër ajo e ka arritur falë videove provokuese nga karantina, të publikuara në llogarinë e saj, ku nuk ka hezituar të ndajë me fansat edhe gjëra interesante nga pëtrditshmëria e saj.

Menjëherë pas saj, vjen këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Dua Lipa, e cila ka jo më pak se 3.7 milionë përdorues që e ndjekin në TikTok.

Edhe Dua është mjaft aktive në këtë rrjet sociale me video të ndryshme të realizuar në përditshmëri, në shumicën prej të cilave protagonist është edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Ndërkohë, e treta më e ndjekur në TikTok është po ashtu një artiste shqiptare me nam botëror – Rita Ora.

Ora ka një milion ndjekës në TikTok, shifër kjo më e vogël se e dy artistëve të lartpërmendura, shkaku që karriera e Ritës është më shumë e fokusuar në Evropë. Por nuk janë vetëm shqiptaret me famë botërore ato që kanë shifra të larta ndjekësish në rrjetin social TikTok.

Edhe reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka 500 mijë ndjekës në TikTok.

Ajo madje ka një llogari të hapur që nga viti 2016 në këtë rrjet social.

Dora Kryeziu, e cila gjithashtu ka mbi gjysmë milioni ndjekës në TikTok, shifër të cilën e ka arritur falë aktivitetit të saj.

Foto: Dora Kryeziu/TikTok

“Po, momentalisht i kam mbi 500,000 ndjekës. Ishte një video e imja qe u bë virale “Flower and milk bath photoshoot”. Për një kohë të shkurtër i arriti mbi 10 milionë shikime. Filluan të shtohen edhe përcjellësit. Filluan edhe ofertat e para që të bëjë ca reklamime të vogla. Kjo më shtyri që të mendoj se mund të përfitoj pak edhe nga ky hobi. Tani fokusohem më shumë që të bëj: DIY’s, Beauty Hacks, Life Hacks etj. Përpiqem qe ta jap një mesazh pozitiv për ata që më shohin. Nuk përpiqem të krijoj ndjekës në çdo mënyrë. Dua që për ndjekësit e mi të jem një shembull i mirë”, tha Kryeziu në intervistën e fundit. 

Të fundit

Oriola Marashi një ‘Lamborghini’ e vërtetë

Ajo është ndër modelet shqiptare që komentohet në masë të madhe në faqet rozë. Pothuajse secila lëvizje e saj merr interes mediatik, ndërsa edhe ndonjëherë ajo jep detaje nga jeta dhe kar

Nora nuk i reziston dot as këtij postimi nga Roberti

Robert Berisha ka bërë një dedikim special për të voglën e tij, Rene, me rastin e ditës së vajzave!. Këngëtari i njohur shkruan në një postim në Instagram fjalët më të bukura për të

Ja ku po e kalon Fjolla Morina arrestin shtëpiak

Fjolla Morina është banorja me e re e Kukësit, pas masës “arrest shtëpie” që iu dha nga Gjykata pasi u arrestua me dy pistoleta me vetë gjatë kohës që po hynte në territorin shqiptar. M

Irkenc Hyka publikon këngën, befason Zaimina

Irkenc Hyka ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “A kishe zemër”. Fillimisht u mendua se kënga do të jetë në bashkëpunim me këngëtare, Zaimina Vasjari me të cilën shihen në fot

Capital T jep lajmin e mirë për fansat

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Capital T ka dhënë të tjera detaje në lidhje me albumin “Skulpturë”. Ai ka zbuluar se pjesa e dytë e këtij albumi do të publikohet më datën

Zhvishet bukuroshja

Selena Gomez ka shfaqur trupin e saj me rroba banjo pas transplantimin të veshkave, duke postuar kështu një foto në Instagram këtë të enjte. Ylli i muzikës iu nënshtrua një operacioni duke m

Info Tjera