Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/catherine-zeta-jones-michael-douglas-kiss-t.jpg

Douglas rrëfen si i propozoi Catherine Zeta-Jones



Michael Douglas dhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones festuan 20 vjetorin e martesës të mërkurën.

Dhe për të kujtuar këtë ditë, 76-vjeçari publikoi një mesazh audio në Instagram ku rrëfeu detajet e takimit me gruan e tij.

Gjithçka filloi kur ai ndoqi një shfaqje të filmit, ” The Mask of Zorro”, ku luante Zeta-Jones.

“Isha duke parë filmin dhe thashë: “Wow, kush është kjo vajzë, është e mrekullueshme”,– u shpreh aktori dhe miqtë e tij i treguan se cila ishte.

“Një muaj më vonë isha në Festivalin e Filmit në Deauville. I kërkova ndihmëses time që të zbulonte nëse Catherine Zeta-Jones do të ishte në festival dhe nëse do të vinte vetëm? Dhe nëse do ishte, a mund të pija një kafe me të?’,”– vazhdoi rrëfimin Douglas.

Asistentja e fituesit të Oskar i mundësoi të dyve një takim.

“Të nesërmen mbërriti së bashku me Antonio Banderas dhe Melanie Griffith. Konsumuan nga një pije dhe kjo ishte gjithçka që shpresoja. Pastaj më ftoi në një darkë me kompaninë e saj,”– tregoi aktori.

Pas darkës, 51 vjeçarja duhej të nxitonte tek një festë tjetër, por Douglas i tha asaj se do të ishte në lokal më vonë nëse ajo dëshironte të bashkohej përsëri me të.

Të dy qëndruan sërish bashkë, përpara se aktori t’i bëntë propozimin e guximshëm.

“Dua të jem babai i fëmijëve të tu,”– i tha ai. “Ajo më shikoi dhe më tha: “Kam dëgjuar shumë për ty. Natën e mirë”, dhe ajo u largua.”

Megjithatë, Dogulas nuk e humbi kurrë shpresën dhe ata kontaktuan sërish me njëri-tjetrin, për të nisur një histori të bukur dashurie.

Çifti u martuan në vitin 2000 dhe tani kanë dy fëmijë: Dylan, 20 vjeç dhe Carys, 17.

Douglas gjithashtu ka një djalë 41-vjeçar, Cameron, nga një martesë e mëparshme.

Të fundit

Çfarë ndryshime solli virusi te Bebe Rexha

Këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi e ka bërë të ditur lajmin se kishte vendosur ta ndryshojë albumin e saj, pasi prindërit iu infektuan me koronaviru

Tayna vazhdon me poza provokuese nga pushimet

Tayna është njëra ndër reperet më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan foto dhe video nga përditshmëria, së fundi ajo ka udhëtuar me pushime

Luana Vjollca vjen me ndryshimin e radhës, josh fansat me paraqitjen

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, përherë pëlqehet për stilin e saj. Bukuroshja në pothuajse të gjitha paraqitjet e saj mundohet që të kurojë secilin detaj, duke joshu

Hiti po afron! Getoari, Ermali dhe Majk zbulojnë detaje nga bashkëpunimi i shumëpritur

Pak ditë më parë këngëtari Ermal Fejzullahu njoftoi se së shpejt do ti vinte me një bashkëpunim me Ghetto Geasy dhe Majk. Ai u shpreh se projekti është gati, sepse xhirimet kanë përfunduar

Jennifer Lopez shfaqet atraktive në fotosesionin me nënën dhe vajzën e saj

Ajo vendosi të ndahej me të fejuarin e saj këtë fillim të pranverës dhe është përqendruar në familjen e saj. Andaj, Jennifer Lopez dukej përplot stil në disa postime të fundit që ka shp

Kendall Jenner tregon se ka vuajtur nga ankthi

Kendall Jenner në një intervistë të fundit me Vogue është hapur në lidhje me betejën e saj me ankthin në bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor. “Mbaj mend që isha me të v

Info Tjera