Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/DUDUDUDUDU-780x439-1.jpg

Dua Lipa dhe Regard të nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Brit Awards 2021



Janë publikuar nominimet për mbrëmjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2021”.

Eventi i cili ndër vite ka nominuar shqiptaret e famshme si Rita Ora dhe Dua Lipa, dhe e ka shpërblyer me tri çmime këtë të fundit, sivjet ka nominuar për herë të parë edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për DJ-në shqiptar me prejardhje nga Ferizaj, Regard, i cili është nominuar në kategorinë e rëndësishme – atë të “Këngës më të mirë britanike të vitit”.

Këtë nominim ai e ka arritur me këngën e tij “Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE, dhe në të njëjtën kategori, është e nominuar edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, me këngën “Physical”.

I lumtur nga ky sukses, Regard reagoi menjëherë me një postim në rrjetin social Facebook, ku shprehu gëzimin e tij me të arritur të nominohet në një nga kategoritë e eventit më të madh britanik.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Birtanike të vitit’ në këtë edicion të Brits. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse”, shkroi artisti shqiptar, Regard Aliu.

Dua në anën tjetër është një nga femrat më të nominuara të vitit në Brits 2021, me plot tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për çmimet Brits 2021, që do të mbahen më 11 maj në The O2 Arena në Londër:

ARTISTJA MË E MIRË
Arlo Parks
Celeste
Dua Lipa
Jessie Ware
Lianne La Havas

ARTISTI MË I MIRË
AJ Tracey
Headie One
J Hus
Joel Corry
Yungblud

GRUPI MË I MIRË
Bicep
Yungblud
Little Mix
The 1975
Young T & Bugsey

ARTISTI DEPËRTUES I VITIT
Arlo Parks
Bicep
Celeste
Joel Corry
Young T & Bugsey

KËNGA BRITANIKE MË E MIRË E VITIT
220 Kid with Gracey – Don’t Need Love
Aitch x AJ Tracey feat Tay Keith – Rain
Dua Lipa – Physical
Harry Styles – Watermelon Sugar
Headie One feat AJ Tracey and Stormzy – Ain’t It Different
Joel Corry x MNEK – Head and Heart
Nathan Dawe x KSI – Lighter
Regard and Raye – Secrets
S1mba feat DTG – Rover
Young T & Bugsey feat Headie One – Don’t Rush

ALBUMI MË I MIRË I VITIT
Arlo Parks – Collapsed in Sunbeams
Celeste – Not Your Muse
Dua Lipa – Future Nostalgia
J Hus – Big Conspiracy
Jessie Ware – What’s Your Pleasure?

ARTISTJA MË E MIRË NDËRKOMBËTARE
Ariana Grande
Billie Eilish
Cardi B
Miley Cyrus
Taylor Swift

ARTISTI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR 
Bruce Springsteen
Burna Boy
Childish Gambino
Tame Impala
The Weeknd

GRUPI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR
BTS
Fontaines DC
Foo Fighters
Haim
Run the Jewels

YLLI NË RRITJE
Griff.

Të fundit

Modelja e njohur në krahët e boksierit të njohur

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja Marigona Krasniqi. Bukuroshja 26 vjeçare është komentuar së fundmi për një lidhje dhe fejesë me boksierin Robin Krasniqi e shkak jan

Pse po rikthehen në Britani Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretë

Nga pjesë e Për’Puthen në moderatore

Një nga personazhet më të komentuar në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenajn tashmë do ta shihni çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”. E ftuar në emisio

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Info Tjera