Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/dua.jpg

Dua Lipa duke u shijuar në New York me të dashurin



Ata u panë me njëri-tjetrin për herë të parë në verën e vitit 2019.

Dhe Dua Lipa dhe Anwar Hadid u fotografuan sërish bashkë gjatë një takimi dreke me miqtë në New York City të enjten, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Don’t start now”, 25 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa theksoi pjesën e pasme të saj në një palë pantallona lëkure.

Dua kombinoi veshjen me një kapuç të zi që nxirrte në pah më tej fizikun e saj të tonifikuar.

Këngëtarja e përfundoi pamjen e saj me një koleksion stolish prej argjendi, një çantë lëkure dhe me disa unaza në gishta.

Dua i modeloi flokët e saj brune në formë bishti të lëshuar prapa, të fiksuar me kapëse, teksa kishte vënë shumë pak makijazh, duke i lënë vend dukjes natyrale dhe tipareve të saj mahnitëse.

Anwar, 21 vjeç, ishte i veshur me pantallona të zeza me një bluzë me prerje interesante. Dyshja dukeshin shumë në humor të mirë dhe atyre iu bashkua gjithashtu një mik përgjatë shëtitjes.

Dua ka qenë këto duke punuar me yllin Miley Cyrus gjatë kohës së qëndrimit të saj në New York, ku kanë kryer xhirimet e klipit të ri.

Dua përndryshe së fundmi publikoi edhe klipin e saj më të ri “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby – këngë kjo e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”.

Të fundit

Dua Lipa njofton fansat se është detyruar sërish të shtyjë turneun e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kishte paraparë të realizonte turneun e saj “Future Nostalgia” këtë vit, për të promovuar këngët e albumit me po të njëjtin emër. Mi

Erjona Sulejmani nuk mërzitet nga “vetmia”

Modelja e njohur Erjona Sulejmani vijon të jetë “single” që prej divorcit me futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Blerim Xhemajli, më tepër se 3 vite më parë. Megjithatë kjo nuk e

Loredana publikon këngën e re ‘Rockstar’

Loredana nuk di të ndalet. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Loredana gjatë mesnatës publikoi këngën e saj të re të titulluar ‘Rockstar’. Kënga në gjuhën gjermane është punuar edh

Tayna pozon e zhveshur edhe e mbuluar me pallto

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Shpesh, ajo publikon për fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, ku kryesisht promovon këngët e s

Dafina vjen me klipin e ri (Video)

Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri. Kënga mban titullin: “Zili, zili”. Ashtu siç ka bërë herëve të kaluara, Dafina vjen me një pamje tjetër nga ajo që e kemi parë zako

25-vjeçarja bukuroshe shumë provokuese

Modelja e famshme, Demi Rose, përherë di të befasojë me paraqitjet e saj. Edhe në pozat e reja, ajo shfaqet sa provokative aq edhe e bukur. E veshur me të bardha, ajo ka nxjerr në pah asetet e

Info Tjera