Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/dua_lipa_dhe_isaac_1.jpg

Dua Lipa i kthehet ish-të dashurit

Publikuar: 08/04/2018

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka nevojë të rishikojë ‘New Rules’, rregullat e reja pasi është rikthyer me ish të dashurin  e saj Isaac Carew.

Vetëm pak muaj më parë ajo është ndarë nga këngëtari Paul Klein.

Pavarëisht rregullit të parë, që Dua përcjell me këngën e saj që theu rekorde ‘New Rules’, për të mos i ngritur më telefonin ish të dashurit, raportohet se 22-vjeçarja ka shkëmbyer meszhe me Isaac dhe janë mjaft serioz në lidhjen e tyre.

Megjithatë, 32-vjeçari mendohet se e ka marrë mesazhin pasi po qëndron larg pijeve alkoolike dhe shmang çdo telefonatë në orët e vona të natës.

Çifti raportohet se kanë kalur shumë kohë së bashku që nga ndarja e Duas me Klein.

Dua dhe Isaac u ndanë në muajin shkurt të viti të kaluar pas një romance 2-vjeçare, por u rikthyen përsëri me njëri-tjetrin këtë vit.