Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Dua-Lipa-1920x960-1.jpg

Dua Lipa njofton fansat se është detyruar sërish të shtyjë turneun e saj



Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kishte paraparë të realizonte turneun e saj “Future Nostalgia” këtë vit, për të promovuar këngët e albumit me po të njëjtin emër.

Mirëpo pandemia globale COVID-19 ia pamundësoi realizimin e këtij turneu dhe si rrjedhojë ai u shty për vitin e ardhshëm. Fillimisht ishte paraparë të mbahej në muajt e parë të viti 2021, pro që situata pandemike duket se ka bërë që ky turne të shtyhet prapë – kësaj radhe për në muajt e fundit të vitit 2021.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Lipa ka njoftuar për datat e reja të truneut, duke u kumtuar fansave me zemër të thyer faktin se ai u shty prapë.

“Me një zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenurit në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. E juaja, Dua”, ka shkruar Lipa në njoftimin e saj.

Albumi “Future Nostalgia” përndryshe ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit, duke u renditur si albumi i parë më i dëgjuar në Spotify, i një artisteje femër.

Të fundit

Era Istrefi shfaqet tejet atraktive në pozat e reja

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi ka nxjerrë në llogarinë e saj në “Instagram” disa imazhe ku është shfaqur goxha atraktive. Pas pothuajse dy muajsh pauzë në rrjetet sociale,

Jennifer Lopez i vë flakën Instagramit

Këngëtarja e njohur ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, në të cilën shfaqet tërësisht e zhveshur. Përmes kësaj videoje, ajo edhe njëherë ka treguar se për të, vitet nuk

Fotoja e Adrola Dushit që shkaktoi “tërmet” në rrjet

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe kjo s’ka nevojë për diskutime. Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton familja

Kylie shkëlqen me të brendshme

Njëra nga personazhet më të ndjekura në rrjetet social, Kylie Jenner ka goditur sërish. Bukuroshja brune ka realizuar një set fotografik me veshje të brendshme, të cilat u mirëpriten nga ndje

Dua Lipa thyen rekord, dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Që është njëra ndër këngëtaret ndërkombëtare me sukses të padiskutueshëm, është padyshim Dua Lipa. Artistja e njohur kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, tek

Kylie Jenner ekspozon format bombastike

Një kostum banje velet, mund të mos jetë veshja më praktike, por Kylie Jenner e bën atë të duket kaq bukur. Në fotot e fundit të postuara në Instagram, bukuroshja 23-vjeçare mahniti me biki

Info Tjera