Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/76-3-e1582661275282.jpg

Dua Lipa: Prishtina dhe Londra janë pjesë e imja (Foto)



Artistja shqiptare Dua Lipa, së fundi është bërë pjesë e revistës “ELLE”.
24 vjeçarja ka folur për shumë gjëra, mes të cilave edhe për shpërnguljen nga Kosova në Angli.

Dua Lipa me preardhje nga Kosova, u rrit në Londër dhe është vajza e dy prindërve që ishin larguar nga Kosova pas luftërave ballkanike në fillim të viteve 1990, shkruan ELLE.

“Babai im po studionte stomatologji ndërsa mamaja ime për drejtësi”, thotë ajo për jetën e paraluftës së prindërve të saj.

“Me të mbërritur në Londër, ata punuan në bare dhe restorante teksa ndiqnin universitetin”.

Kur Lipa ishte 11 vjeçe, familja u kthye në Kosovë.

“Kur zhvendosesh nga një vend në tjetrin, ti je gjithmonë vajza e re, e cila provon të bësh miq të rinj në jetës tënde”, thotë ajo.

“Mund të jetë e vështirë, por bëra miq të shkëlqyeshëm në të dyja vendet”. Miqtë kosovarë të Duas i treguan asaj se ishin fansa të hip-hop grupit Wu-Tang lan:

“Unë pashë Metod Man dhe Redman në moshën 13 vjeçare”, kujton ajo.

Dua kur ishte 15 vjeçar bindi prindërit e saj që ta linin të kthehej në Londër për të jetuar atje, tek një mike e familjes.

“Unë nuk mund të bëja muzikë ashtu siç dëshiroja në Kosovë. Ndoshta gjërat do të kishin qenë ndryshe nëse shërbimet e transmetimit do të ishin aq të spikatura sa tani, por, për mua, Londra ishte gjithmonë një shtëpi, dhe unë e gjeta veten time shumë shpejt”.

Këngëtarja e famshme dhe babai i saj Dukagjin, i cili është pjesë e grupit kosovar Oda, tani organizojnë një festival vjetor muzikor, të quajtur Sunny Hill, në Prishtinë.

“Të dy vendet janë pjesë e imja”, thotë Dua.

Gjatë kohës së pandemisë Dua publikoj albumin “Future Nostalgia”, ndërsa ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor me 10 korrik.

Të fundit

Kida në super formë

Kida këto ditë ka vendosur t’i kalojë në bregdet, teksa po relaksohet gjatë temperaturave të larta. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet me një palë bi

Modelja shqiptare pozon krejt nudo

Françeksa Jaçe, njihet për provokimet e saj në fotografitë që zgjedh t’i publikoj. Së fundmi, ka ndarë me ndjekësit një imazh nudo me nuanca bardhe zi. Ajo ka zgjedhur ta postojë në Inst

Si duket sot njëra nga aktoret më të dashura latine për shqiptarët (Foto)

“Pasionet e Fshehta”, ishte një prej serialeve latino-amerikane që ka theu rekordet e shikueshmërisë. Shikuesit e këtij seriali që u shfaq edhe në Kosovë ende i mbajnë në mend tre vëlle

Enca nuk përmbahet në plazh

Enca ka nisur pushimet, dhe diçka të tillë e ka bërë menjëherë pas publikoi këngën “Break Down”. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto për ndjekësit që ka në rrjetet sociale. Fansat d

Rita i vë flakën rrjetit (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe për fizikun e saj që është gjithmonë në super formë. E nuk janë të rralla foto që këngëtarja posto

Kush i bëri bashkë Rita Orën dhe James Blunt?

Këngëtarja e njohur Rita Ora së bashku me këngëtarin britanik, James Blunt i janë bashkuar grupit prej 700 yjeve me qëllim të zhdukjes së racizmit në industrinë e muzikës britanike. Bashki

Info Tjera