Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/k.jpgok_.jpg

Dukesha ekonomiste, nuk shpenzon në veshje

Publikuar: 09/03/2018

Pas pak javësh dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

Duke qënë se dukesha ka dy fëmijë të tjerë, duket se këtë herë ka vendosur të mos shpenzojë më për veshje.

Gjatë një vizite në shkollën fillore të Pegasi në Oksford, në kuadër të ndihmës që ajo i jep fëmijëve në nevojë, Kate Middleton kishte veshur një pallto të bardhë me një bel të lartë me katër butona.

Kjo pallto është përdorur nga dukesha tre vjet më parë, gjatë një vizite në grupin e TV seri Downton Abbey, në kohën kur Middleton ishte shtatzënë me vajzën e saj Charlotte,.

Por sipas mediave një nga tiparet që njerëzit adhurojnë tek Kate është fakti që ajo i përdor disa herë veshjet dhe aksesorët e saj në daljet publike.