Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/poni-750x430.jpg

Edhe Poni me silikon

Publikuar: 28/03/2018

Është ndër këngëtaret më të pëlqyera në Shqipëri e gjithandej ku flitet shqip, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për Ponin, e cila shquhet për së tepërmi për këngët labe të cilave u jep aq shpirt, por duke mos lënë anash edhe ato të pjesëve tjera të Shqipërisë.

Kur përmendet pamja e saj, gjithmonë është cilësuar si një femër tejet e bukur dhe joshëse, por nuk munguan as kritikat në adresë të saj për operacionet plastike. Këtë gjë sikur e ka mohuar, ose të paktën kishte tendencën ta fshehë, por me këtë fotografi që ka publikuar së fundi, e ka të pamundur të fshihet.

Buzët e mbushura gati sa t’i pëlcasin nga silikoni i tepërt, për të mos thënë se edhe hunda e saj e vogël e bukur, duket se është nga e bërë.