Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/elvana-gjata-1.jpg

Elvana Gjata kthehet në ekran pas 3 vjetësh



Më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di.

Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku.

Këngët e mini albumit të saj janë kthyer të gjitha në hit dhe dëgjohen kudo, pavarësisht se janë shumë ndryshe me këngët komerciale që po dëgjojmë rëndom vitet e fundit.

Herë pas here Elvana “zhduket” dhe rikthehet për të na sjellë më të mirën e saj, ndaj edhe daljet në publik të artistes janë shumë të rralla.

Megjithatë ajo ka vendosur që me kthimin në muzikë, të shfaqet sërish në ekran pas 3 vitesh mungesë.

Elvana i zgjedh me pikatore intervistat e saj dhe këtë herë ka vendosur që të rrëfehet mbi albumin e jo vetëm në emisionin “Soiree”, që do të transmetohet ditën e nesërme.

Albumi i këngëtares, “Çelu”, si një formë drite dhe shprese për jetën do të vijë këtë të shtunë në emision në një koncept dhe version krejtësisht ndryshe dhe që nuk e kemi parë ndonjëherë në një studio televizive.

Elvana do të performojë live të shtata këngët e mini-albumit, saqë edhe vetë këngëtarja në lançimin e promos i ka konsideruar si performanca speciale.

Në mbrëmjen dedikuar Elvanës dhe krijesës së saj më të re, nuk do të mungojnë si të ftuar as të afërm dhe bashkëpunëtorët më të mirë të këngëtares.

Detajet e tjera nuk dihen, por e sigurt që të gjithë do të gozhdohemi përpara ekranit ditën e nesërme për të dëgjuar rrëfimin e gjatë të Elvanës për prapaskenat e albumit e shumë të tjera.

Të fundit

Pas Eurovisionit, Anxhela surprizon me “baladën e verës”

Anxhela Peristeri nuk di të ndalet dhe nëse po mendonit se pas super suksesit në “Eurovision” artistja do bënte pak pushim, na lejoni t’ju informojmë për të kundërtën. Anxhela është s

Enca bombardon internetin

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e v

Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë. Moderatorja Bora Zemani ka folur disa herë për afr

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re. Këtë e ka bërë të d

Luana Vjollca thekson format seksi

Veshja e ngushtë ia vizaton pjesët e trupit Luanës. Luana Vjollca nuk harron t’i mbajë të informuar ndjekësit për çdo lëvizje që bën. Moderatorja dhe këngëtarja këto ditë po qëndron

Rihanna zbulon linjat seksi

Rihanna ka sjellë tashmë vajzën ‘perfekte’ të verës në një skenë në internet. Superylli 33 vjeqar modeloi veshjen e brendshme të re me dantella nga linja Fenty gjatë ditës së

Info Tjera