Showbiz http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/df_1523266084-9395350.jpg

Eneda dhe Rovena, gati për një duet

Publikuar: 09/04/2018

Ato janë dy personazhe publikë të cilët mbajnë mbi supe vite të tëra karrierë dhe vazhdojnë të jenë akoma të dashura për publikun 

Edhe pse jo shumë prezente aktualisht në muzikë dy këngëtaret e njohura ruajnë akoma vendin e tyre në skenën shqiptare. 

Po flasim për Rovena Dilon dhe Eneda Tarifën të cilat nëpërmjet një statusi në Instagram na kanë treguar se së shpejti do të sjellin një bashkëpunim së shpejti. 

“Mirëmëngjesi ! Kur kafja të vjen gjithë dashuri dhe kjo është pikërisht ajo që të duhet, sepse vargjet duan frymëzim dhe Enedës i duhet sa më shpejt teksti i këngës së re!”,përfundon Rovena.